Flet gazetari që rregjistroi përgjimin Xhafaj!

Jetmir Olldashi – Gazetari që rregjistroi përgjimin Xhafaj!

Gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, të hënën, ka treguar mënyrën se si kontaktoi me Dëshmitarin X, ose ndryshe Albert Veliun dhe mënyrën e regjistrimit të audio-përgjimit.

Olldashi tregoi se përgjimi ishte bërë me stilolaps pasi “Babalja” ishte vetëofruar për të bërë denoncimin si një lloj hakmarrje rreth njerëzve që kishte bashkëpunuar.

“Përgjimi është bërë me 24 tetor 2017, ka qënë vetëm një ditë e vetme. Janë regjistruar rreth dy orë e pak. Babalen e takova disa herë në Tiranë, ai shprehu disa gjëra të rënda për trafikun e drogës në Vlorë. Ai u vetëofrua për të bërë denoncimin. Ajo ishte një lloj hakmarrje dhe zëmërimi i brendshëm rreth njerëzve që kishte bashkëpunuar. Kjo kohë përkoi me kohën e arrestimit të Habilajve. Ai u afrua personalisht për të më treguar se ku do blihej droga. Ishim vetëm ne të dy. Morëm ca pajisje të thjeshta përgjimi, stilolapsa. Shkuam në Vlorë tek lokali i vëllait të ministrit të Brendshëm, pasi ai mendonte se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe njerëz të afërt gjaku të ministrave të tjerë.”, tha Olldashi.

Gazetari investigativ Jetmir Olldashi, të hënën, ka treguar në emisionin ‘Opinion’ rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Olldashi tregoi se bashkë me Babalen, Albert Veliun, kërkuan të blejmë marijuanën.

Gazetari Jetmir Olldashi ka treguar gjatë emisionit Opinion rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Autenticiteti i përgjimit është në fakt pika më e fortë e debatit nëse personi tjetër që flet me Babalen është apo jo Agron Xhafaj dhe vetë gazetari qartësisht nuk del garant në lidhje me këtë moment të investigimit.

Fevziu: Si e vërtetuat ju autencitetin e regjistrimit që bëhej fjalë për Agron Xhafën dhe ndoshta jo për një tjetër?

Olldashi: Jo unë nuk e kam vërtetuar autencitetin e videopërgjimit.

***********************************

Të ftuar:

Lorenc Vangjeli – Analist

Preç Zogaj – Analist

Artan Hoxha – Gazetar

Armand Bajrami – Gazetar

Çlirim Gjata – Jurist

Pikëpyetjet e çështjes Xhafaj?

Gazetari Armand Bajrami, të hënën në darkë, ka treguar se Agron Xhafaj, para se të nisej për në Itali ka lënë të regjistruar edhe zërin krahasues në Prokurori.

Bajrami tha në emisionin ‘Opinion’ se për gjysmë ore ai ka regjistruar zërin e tij, në një procedurë para prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës dhe një eksperti, ku në pjesën e parë ka lexuar një tekst të çfarëdoshëm dhe më tej ka përdorur edhe disa nga shprehjet e dëgjuara në audio-përgjimin e publikuar nga PD.

Gazetari Lorenc Vangjeli të hënën në darkë ka deklaruar se audio-përgjimi i publikuar nga PD, ndërsa pretendohet se është i përshirë Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, do të vërtetohet se është i manipuluar.

Për ta saktësuar një pretëndim të tillë, Vangjeli tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se janë tre element që nuk mund të manipulohen, e para është ADN-ja, shenjat e gishtave dhe timbri i zërit.

Sipas tij, me të gjitha gjasat, zëri i anës tjetër, përtej telefonit nuk ishte i Agron Xhafës, duke aluduar se në audio-përgjim ka ndërhyrje për të manipuluar opinionin publik.

***********************************************

Elton Saliaj, shpikja e studentit shqiptar !