Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi ka administruar audio-regjistrimin komunikimeve të Gardës gjatë protestës së 21 Janarit 2011, e ka dërguar atë për ekspertim.
Do të jetë laboratori i SPAK ai i cili do të provojë vërtetësinë e këtij regjistrimi të depozituar nga gazetari Artan Hoxha.
Në bazë të rezultateve që do të dalin nga aktekspertimit SPAK mund të kërkoj edhe krahasim të mostrave të zërit me punonjësit e Gardës që kanë qenë ditën e protestës në shërbim, në mënyrë që të provojë se cili prej tyre ka dhënë urdhrin për të hapur zjarr në drejtim të protestuesve.
Po ashtu, ata do të kërkojnë që të provojnë nëse në atë material prej 36 minutash ka edhe zëra të personave të tjerë. Sipas përmbajtjes së bisedave, komunikimet kanë të bëjnë më kohën kur efektivët kanë qëlluar mbi protestuesit.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se nëse nga ana e ekspertëve tanë nuk do të arrihen të përftohen të dhëna të mjaftueshem për identifikim, audioregjistrimi mund të dërgohet jashtë vendit.
Pas rihapjes së çështjes, SPAK ka kërkuar marrjen e të gjitha provave dhe fashkikujve hetimor të krijuar në gjithë këto vite. Po ashtu, ka nisur të marrë deklarimet e personave që dyshohet se kanë dijeni për atë se çfarë ka ndodhur në protestën e 21 Janarit. Mes tyre janë dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgajsi dhe ish-zvdrejtori, Agron Kulicaj.
Pas marrjes në pyetje nga SPAK të dy ata u shprehën për mediat se kanë zbatuar vetëm ligjin dhe se në atë protestë punonjësit e policisë ndonëse u përballën me dhunë, nuk reaguan.
Gjatë protestës humbën jetën 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Klan News