Të ftuar:

Klodiana Lala – Gazetare

Prenç Zogaj – Analist

Lorenc Vangjeli – Analist

Armand Bajrami – Gazetar

Në lidhje telefonike: Ilir Doci – Konçensionari nga Gjermania

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’ se dy kushërinjtë Vladi të shpallur në kërkim për parat e sekuestruara në mjetin tip ‘Toyota’ në Portin e Durrësit, kanë sjellë edhe herë të tjera makina në një mënyrë të ngjashme.

Lala tha se kanë qenë të njëjtët personazhe, në të njëjtën formë dhe në të njëjtin trailer.

Ajo theksoi se të njëjtët personazhe, gjatë dy muajve të fundit, dy kushërinjtë Vladi në bashkëpunim me Klevi Likën dhe shoferin dhe me pritës dhe zhdokanues Albano Mollaymerin kanë futur edhe dy ngarkesa të tjera, duke ngritur dyshime nga të huajt se këta po merren me një aktivitet kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala të hënën, duke ju referuar burimeve të saj, është shprehur se ka dyshime që paratë kanë ardhur në Shqipëri për një kompani bastesh.

Lala tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se kompania e basteve është regjistruar kohët e fundit, por ende këto janë dyshime pasi Prokuroria nuk ka verifikuar asgjë.

“Po hetohen nëse këto para po vijnë nga një kompani bastesh e regjistruar kohët e fundit. Por ende deri tani janë dyshime nuk janë verifikuar ende”, tha Lala.

Ilir Doçi, i cili ka një koncesionar automjetesh të përdorura në Gjermani, ka pohuar se ka qenë ai personi që realizoi dokumentacionin doganor për makinat ku u gjetën 3.4 milionë Euro.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ilir Doçi tha se automjetet, kryesisht Toyota, ishin blerë në Belgjikë dhe kishin hyrë në Gjermani.

Pikërisht në këtë shtet u bë dokumentacioni doganor nga ana e Ilir Doçi, servisi i të cilit ka tagrin për të bërë dokumente të tilla.

Koncesionari shqiptar në Gjermani pohoi gjithashtu se me dy kushërinjtë Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit e makinave, nuk ka njohje dhe as ka komunikuar ndonjëherë. Ilir Doçi shtoi gjithashtu se automjetet që ishin blerë në Belgjikë, ishin në gjendje të mjerueshme.

Doçi: Unë jetoj në Gjermani që nga viti 1992, kam një binzes që nga viti 2007 që shes makina të përdorura dhe një pikë servisi për tregun gjerman.

Fevziu: Makinat janë blerë në servisin tuaj?

Doçi: Jo makinat që janë nisur drejt Shqipërisë, nuk janë blerë në servisin tim. Unë kam mbyllur dhe kam kryer të gjithë procedurën doganore, të gjithë makinave të ngarkuara prej 8 copë. Të gjitha makinat që janë kapur në Portin e Durrësit, kanë ardhur të ngarkuara nga Belgjika.

******************************

Emigrante siriane ne Shqiperi?