#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nën shqyrtim një prej çështjeve më të ndjeshme dhe problematike të viteve të fundit në Shqipëri, nëse përgjimet e ardhura nga Sky ECC dhe EncroChat përbëjnë një provë për të dënuar personat që i përdorin ato ose jo. Kjo çështje është duke u gjykuar në Gjykatën Kushtetuese e cila ka vendosur ta marrë nëm shqyrtim dhe pritet të marrë një vendim. Kjo çështje është duke u gjykuar ose ka marrë vendim në pjesën më të madhe të vendeve europiane dhe është çështje botërore. Vetëm në njërën prej këtyre dy platformave, 20 mijë përdorues janë nga Shqipëria dhe gjuha shqipe ishte e dyta më e përdorura pas anglishtes. Çfarë fshihet pas EncroChat dhe Sky ECC? Kush janë çështjet kryesore që po zbardhen përmes tyre? A mund të përbëjnë provë pas vendimit që Gjykata Kushtetuese do të japë?

Gazetari: Po ranë përgjimet, bie dosja e parë e SPAK. Kundërshton ish-prokurori

Pritet që së shpejti Gjykata Kushtetuese të marrë nën shqyrtim një prej dosjeve më të nxehta në Shqipëri, vlefshëmërinë e përgjimeve e Sky ECC dhe EncroChat si provë për të dënuar personat që i kanë përdorur.

Në analizën e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Zylyftar Bregu tha se konstaton nxitim nga ana e Kushtetueses për të shqyrtuar çështjen, sipas tij, nëse kjo e fundit do të rrëzohet, do të ketë një efekt domino prej “Metamorfozës” drejt çështjeve të tjera të SPAK.

Kjo u kundërshtua nga ish-prokurori Eugen Beçi që tha se përgjimi mund të kthehet në një ndihmë nëse gjendet përputhje me provat e tjera.


Zylyftar Bregu: Ajo që konstatoj unë është një lloj nxitimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, për ta futur këtë çështje për ta shqyrtuar me shpejtësi. Pra vendimi i ditëve të fundit i Gjykatës Kushtetuese është pranimi i kërkesës së avokatëve që kjo çështje të gjykohet me precedencë.

Blendi Fevziu: Pse duhet të ketë precedencë çështja?

Zylyftar Bregu: Avokati mund ta shpjegojë..

Blendi Fevziu: Jo, avokati ka argumentin e vet.

Zylyftar Bregu: Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën dhe do të shqyrtohet shumë shpejt, çështje ditësh, javësh.

Blendi Fevziu: Pra ajo që po thoni ju është që në qoftë se Gjykata Kushtetuese rrëzohet, rrëzohet i gjithi, një mal me…

Zylyftar Bregu: Bëhet fjalë për dosjen e parë të SPAK-ut, “Metamorfoza” është dosja e parë që ka ngritur SPAK-u dhe do të ketë efekt domino pastaj për të gjitha dosjet e tjera që vijnë më pas. Pra SPAK-u në njëfarë mënyre, dorëzohet para të gjithë materialeve.

Eugen Beçi: Jo, nuk është e vërtetë. Përgjimi do të përdoret nga fillimi deri në fund. Në rast se përputhet me provat e tjera, në rast se është e vërtetë ajo që thotë Klodiana se nuk e di dosjen, atëherë përgjimi bëhet një formë ndihme. Për të gjitha këto arsye, mendoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm e bën të ligjshëm një përgjim që ka./tvklan.al