Opozita në Kosovë akuzon kryeministrin Kurti dhe mazhorancën që ai drejton se ka përpshejtuar miratimin e projektligjeve në Kuvend për qëllime elektorale.
Një prej tyre është edhe ai “Për Sigurimet Shëndetësore”, i cili sipas opozitës është përfshirë në diskutimet parlamentare në shkelje të procedurave dhe rregullores së Kuvendit.
Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike: Këta kanë dështuar t’i implementojnë sigurimet shëndetësore edhe për të justifikuar këtë dështim, e kanë sjellë në procedurë të përshpejtuar Projektligjin për Sigurime shëndetësore.
Armand Zemaj, deputet i LDK: Kjo është tregues që shëndetësia nuk ka qenë prioritet, e kemi parë edhe në menaxhimin e saj ndërrimi i shpeshtë i ministrave edhe drejtorëve spitalor. Ligji për siguri shëndetësore as nuk ka ndodhur dhe me LVV-në as nuk do të ndodh.
Sipas opozitës, qeveria Kurti nuk ka realizuar asnjë premtim në fushën e shëndetësisë dhe shpesh herë ky sektor është nga skandale e afera të shumta.
Tv Klan