Pasi u tregua i saktë në parashikimin e ndeshjes hapëse të Europianit, orakulli Valter u rikthye sërish të jap verdiktin e tij për duelin mes Gjermanisë dhe Hungarisë. Edhe për këtë takim, orangutani 35-vjeçar pjesë e kopshtit zoologjik të Dortmundit zgjedh si fitues Gjermaninë.
Vendasit duket se do e kenë të lehtë për të marrë 3 pikët kundër hungarezëve, të cilët janë në kërkim të pikëve të para të kompeticionit pas humbjes ndaj Zvicrës. Më pas, Valter hodhi poshtë edhe shallin me ngjyrat e Hungarisë për të marrë prej saj mollën e fshehur.
Zgjedhja e orakullit të këtij Europiani ka sjell optimizëm në kampin gjerman, të cilët do të kërkojnë të mbyllin që në këtë takim llogaritë e grupit A.
Klan News