Shefi i pezulluar i qarkullimit rrugorë në Tiranë Krenar Ahmetaj, ka në ngarkim rreth 20 kallëzime penale nga shtetas të ndryshëm. Një ditë pas vendimit të gjykatës për pezullim nga detyra e deri në përfundim të hetimeve për një çështje konkrete, Krenar Ahmetajn e gjemë sërish në detyrë me makinën e tij i veshur me uniformën që i dha famë. Komisari i ndëshkuar rëndë nga gjykata vazhdon të monitorojë qarkullimin nëpër rrugë.

Padia më e fundit drejtuar Krenar Ahmetaj, është ajo e Erion Baçit, i cili në kallëzimin drejtuar prokurorit, tregon momente dhe pjesë të dialogut që ka shkëmbyer me shefin e qarkullimit. Në thelb të gjitha kallëzimet që kanë mbërritur në emër të Ahmetaj, kanë pretendimet për shkeljet arbitrare që ju është bërë këtyre shtetasve. Padia ndaj së cilës Ahmetja nuk mundi të dalë i fituar përpara gjykatës, ka qenë ajo e prokurores së krimeve të rënda.

Në këto foto janë fiksuar shenja dhune në duart e bashkëshortit të prokurores, si provë që sipas ekspertëve vërteton forcën që i është ushtruar ndaj tij. Krenar Ahmetaj, ushtron detyrën prej mëse 2 vjetësh dhe pse ndaj tij ishin drejtuar shumë akuza. Prokurorja arrti ta çojë atë në dyert e gjykatës nga ku rrezikon shkarkimin apo dhe dënimin me burg./tvklan.al

Gazetare: Anduena LlabaniOperatori: Petrit Xhaferri