Me porosi të Ministrit Pandeli Majko, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimi, ka komunikuar me homologun e tij grek, për zgjerimin e hapësirës për operacionin e kërkimit të të humburve përtej ujrave shqiptare. Këto kërkime do të shtrihen në ujrat greke në afërsi të Korfuzit, ku mendohet se mund të kenë përfunduar trupat e të humburve për shkak të rrymave detare. Kërkesa e palës shqiptare është pranuar nga ajo greke. Mjete detare dhe helikopterë të rojes bregdetare greke kanë nisur operacionin e kërkimit në rajonin e Korfuzit. Ndërsa në orën 7:00 të mëngjesit kanë rinisur operacionet e kërkimit nga mjetet e Ushtrisë Shqiptare./tvklan.al