Kompania suedeze e automjeteve, Volvo, ka zbuluar një mënyrë të re se si të testojë sigurinë e makinave të saj.
Një video e jashtëzakonshme tregon automjetet e fundit të Volvo se si lëshohen nga lartësia dhe përplasen në tokë.
Përmes një vinçi, makinat ngjiten në 30 metra lartësi dhe më pas lëshohen për t’u përplasur.
Inxhinierët dhe ekspertët e Volvo thonë se përplasja nga ajri në tokë nga 30 metra lartësi, është njësoj e barabartë si përplasja ndërmjet një makine me një kamion me shpejtësi të lartë, ose goditja e një makine në pjesën anësore. Në aksidente të tilla, pasagjerët ka të ngjarë që të pësojnë dëmtime të rënda për jetën.
Prandaj, në situata të ngjashme, përparësia kryesore është nxjerrja sa më parë nga automjeti i udhëtarëve të plagosur. Për këtë arsye, në testimet që bëri Volvo, ishin të ftuar edhe ekipet e emergjencës suedeze, të cilët morën pjesë në këto simulime se sa shpejt dhe sa mundësi kishin të nxirrnin nga automjeti i dëmtuar pasagjerët.
Vështirësia kryesore është në makinat e vjetra, që janë të ndërtuara prej çeliku. Ndërsa materiali i automjeteve të viteve të fundit është i ndryshëm.
“E dinim se makinat do të pësonin deformime ekstreme pas hedhjes nga lartësia, dhe e bëmë këtë për t’i dhënë ekipeve të emergjencës një sfidë të vërtetë”, tha një ekspert i kompanisë suedeze.
Volvo është një ndër kompanitë lider të automjeteve në aspektin e sigurisë. Në fillim të këtij viti, Volvo u bë kompania e parë që në të gjitha modelet e reja të makinave vendosi kufizues shpejtësie deri në 180 km/h. /tvklan.al