FMN miraton paketën për emergjencën në Shqipëri
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi një paketë prej 174 milionë Eurosh për Shqipërinë për shkak të emergjencës së krijuar nga COVID-19.
Shqipëria ka tërhequr 100% të kuotës pranë fondit. FMN parashikon se për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë Covid-19, aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për t’u ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021.
Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe për ekonominë.
Tv Klan