Një ditë pasi një ministër i qeverisë izraelite kritikoi publikisht Papa Françeskun për deklaratat e tij për luftën, Ati i Shenjtë ka dënuar sërish bombardimet në Gaza.
Papa e hapi fjalimin e tij të përvjetshëm për Krishtlindje para kardinalëve, duke iu referuar sulmeve ajrore të Izraelit të premten në Gazë, ku mbetën të vdekur të paktën 25 palestinezë.
“Kardinali Re foli për luftën. Dje nuk e lanë patriarkun të hynte në Gaza, siç kishin premtuar. Dhe dje fëmijët u bombarduan. Kjo është mizori. Kjo nuk është luftë. Desha ta them këtë sepse më prek zemrën.”
Izraeli thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve teksa lufton me militantët e Gazës që përfshihen në mesin e popullsisë në zona të dendura urbane, por zyrtarët palestinezë thonë se shumica kanë qenë civilë, duke përfshirë mijëra fëmijë.
Klan News