Kush tha që duhet të shkoni në anën tjetër të botës për të shijuar plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të lënë pa frymë?
Evropa është e njohur si vendi që ofron peizazhe kartolinash, por kontinenti i vjetër ka ende vende të mbrojtura mirë nga turizmi masiv. Kështu shkruan revista e njohur franceze “Paris Match” që thotë se qyteza e Ksamilit do të jetë një destinacion që do të bëhet trend në vitet në vijim.
Kjo media thotë se destinacioni i njohur shqiptar do t’u kujtojnë turistëve të huaj “Ishujt Maldive” një vend tropikal që ndodhet në Oqeanin Indian.
Për të kuptuar se pse Ksamili është cilësuar “Maldivet e Evropës” kështu duhet që vetë udhëtarët të eksplorojnë këtë destinacion i cili është bërë mjaft i njohur falë videove të ndryshme në TikTok dhe Instagram. Por nga vjen një interes i tillë? Vendet arkeologjike e bëjnë Ksamilin, para së gjithash, një pikë referimi të vërtetë historike. Jo vetëm kjo qytezë por në tërësi e gjithë Shqipëria është një vend që duhet të vizitohet me patjetër.
I gjendur më pak se tre orë larg Brukselit, Shqipëria po emocionon çdo udhëtar si asnjë vend tjetër. Ka një veçori që e dallon vendin tonë nga ato të tjerat në Evropë.
Shqipëria është një nga vendet më të lira në kontinent. Kosto e jetesës është shumë më e ulët në krahasim me vendet më të njohura nga turistët për shumë vite.
Klan News