Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës, Parku i Liqenit Artificial po shton edhe sipërfaqet e gjelbra, duke rehabilituar bimësinë e dëmtuar për shkak të mosvënies dorë prej shumë vitesh.

Nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan sot edhe një grup vrapuesish dhe sportistësh edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, të cilët bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, mbollën fidanë të rinj.

Veliaj ftoi qytetarët që të bëhen pjese e aksionit të mbjelljes së pemëve që vazhdon deri në datën 22 Prill. Kryebashkiaku inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rrugicat, pistat e vrapimit, si dhe të korsisë për biçikleta.

 Tv Klan