Graciano Pele ishte goditja e bujshme në merkaton e Parmës. Sulmuesi italian rikthehet kështu në Serinë A, pas aventurës prej disa sezonesh në kampionatin kinez.
35-vjeçari ka qënë pjesë e klubit emilian dhe gjatë sezoneve 2011-2013, por pa arritur të lë shumë gjurmë teksa u aktivizua në 12 ndeshje dhe realizoi vetëm një gol.
Një vëmendje të madhe me rikthimin e Pele ka marrë padyshim edhe partnerja e tij, Viktoria Varga, e cila shquhet për fotot e saj hot në rrjetin social Instagram.
Bukuroshja seksi numëron 531 mijë ndjekës, teksa herë pas here lë me “gojën hapur” fansat me format e saj joshëse. Tashmë tifozët e Parmës do të kenë një motiv më shumë për të përkrahur skuadrën e tyre dhe në veçanti sulmuesin Pele.
Klan News