Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, pret fitoren ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Në konferencën për shtyp, trajneri i bardhezinjve deklaroi se pret një ndeshje ndryshe nga ajo me Interin, e cila u mbyll në barazim 4-4.

Motta kërkoi kujdes nga skuadra, pavarësisht se Parma ndodhet në pozita të vështira në tabelë.

“Ndaj Parmës, pres një ndeshje ndryshe nga ajo me Interin. Duam të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer për të marrë rezultatin pozitiv. Për të arritur rezultatin, duhet të bëjmë mirë në fushë.

Ndaj Interit kemi bërë shumë gjëra mirë. Në 15 minutat e para të pjesës së dytë na duhej të bënim më mirë dhe të ishim më kompaktë. Ka vështirësi gjatë një ndeshje, por nuk duhet të zgjatë shumë. Gjatë vështirësive duhet të jemi më të bashkuar. Për këtë takim nga rikthehet Koopmainers, por të shohim nëse do të jetë titullar apo jo.

Ne duhet të mbajmë mend gjërat që bëmë mirë ndaj Interit dhe ato që i bëmë keq, duhet t’i rregullojmë. Megjithatë sfida me Interin i përket të kaluarës dhe duhet të fokusohemi te Parmës. Na pret një sfidë e ndërlikuar.

Kanë një ekip shumë të mirë, me lojtarë interesantë dhe një trajner që i përgatit ndeshjet mirë. Ata dinë të mbrohen mirë dhe duhet të jemi të përgatitur, sidomos për tranzicionin”, deklaroi Motta.

Ndeshja Juventus-Parma, do të luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure, në Torino, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al