Roma vazhdon që të jetë këmbëngulëse për të mundësuar siguruar transferimin e mbrojtësit kuqezi Marash Kumbulla.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare nuk është pjesë e projektit të trajnerit De Rosi e kjo i është bërë e qartë pas kthimit nga huazimi i tij te Sassuolo.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Kumbulla duhet të gjejë një ekip të ri.

Parma kërkon një qendërmbrojtës dhe ka nisur kontaktet me futbollistin si edhe me verdhekuqtë, ndërsa kontrata i skadon pas dy sezonesh.

Kumbulla ka nisur bisedimet me klubin nga Emilia-Romanja që është rikthyer sërish në elitën e futbollit italian.

Drejtuesit e Romës e kanë bërë të qartë që ata janë gati ta lënë të lirë futbollistin, por vetëm nëse klubi që e merr është i gatshëm që të paguajë rrogën e futbollistit.

Klan News