Marash Kumbulla po kalon një periudhë të mirë tek Espanyol. I huazuar nga aroma për këtë sezon është kthyer në titullar te skuadra spanjolle. Mbrojtësi shqiptar tregoi për “Corriere dello Sport” se si po ndihet me ekipin e ri.

“Por është fillimi… Sigurisht që ndihem mirë dhe po luaj mirë. Po gjej vazhdimësinë që është gjëja më e rëndësishme për një sportist. Shpresoj të vazhdoj kështu.”

Kumbulla nuk ka dashur të zbulojë zgjedhjen e tij pas këtij sezoni, duke shtuar se është i përqendruar tek Espanyol dhe Kombëtarja.

“E vërteta. Nuk po e mendoj. Jam këtu dhe dua të jap kontributin tim që Espanyol të qëndrojë në La Liga. Duhet të mendoj edhe për Kombëtaren. Në fund të sezonit do të vlerësoj mundësinë më të mirë.”

Tek Espanyol Kumbulla ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Kontrata me Roma është e vlefshme deri në 30 Qershor të 2027.

Tv Klan