Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë në eksperiencën në La Liga, Marash Kumbulla merr një goditje të fortë. Mbrojtësi shqiptar është dëmtuar në ndeshjen derbi ndaj Barcelonës, duke përfunduar në infermieri.

Nga ekzaminimet e mjekëve të Espanyol ka rezultuar se Kumbulla ka dëmtim të muskulit në këmbën e majtë. Lëndim që e detyron mbrojtësin 24-vjeçar për të munguar jo vetëm për Espanyolin, por edhe me kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e muajit Nëntor.

Për të mos rrezikuar situatën e Kumbullës, trajneri Sylvinho pritet të mos e grumbullojë me kuqezinjtë për ta pasur në organikë për duelet me Republikën Çeke dhe Ukrainën. Mbrojtësi luajti vetëm 40 minuta ndaj Barcelonës, teksa do jetë një mungesë e madhe për teknikun brazilian.

Kumbulla luajti për 90 minuta në humbjen e shkuar kundër Çekisë me kombëtaren, teksa ndaj Gjeorgjisë nuk u preferua të hidhej në fushë. Në katër ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kombeve, 24-vjeçari ka luajtur për 270 minuta, tre ndeshje të plota duke qenë stabël në urdhrat e teknikut Sylvinho.

Klan News