Skënderbeu ka zyrtarizuar dy largime. Bëhet fjalë për Henrik Nerguti dhe Etienne Tare, të cilët u afruan në merktaon e verës.
Një dy fazat e para të sezonit, futbollistët nuk kanë arritur të bindin stafin dhe për këtë arsye drejtuesit i kanë lënë të lirë.
Korçarët po përballen me vështirësi të mëdha këtë sezon. Skuadra juglindore renditet në vendin e fundit dhe shihet si më e rrezikuara për të rënë në Kategorinë e Parë.
Merkato shihet si shpëtim, por ende mungojnë afrimet, ndonëse janë përfolur shumë emra deri tani. /tvklan.al