Partizani u ndal në një barazim pa gola nga Laçi, në sfidën e javës së 23-të.
Të kuqtë regjistruan ndalesën e dytë radhazi, pas asaj me Dinamon në derbi. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë.
Partizani me këtë ndalesë humbet terren me kreun që mbahet nga Egnatia me 42 pikë. Skuadra kryeqytetase renditet në vendin e tretë me 39 pikë.
Në krahun tjetër, me këtë barazim Laçi ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, po aq sa edhe Bylisi i vendit të shtatë. /tvklan.al