Dy gola brilantë nga Cavani nga një për secilën pjesë i dhuruan Uruguajit një biletë për në çerekfinale dhe bënë Portugalinë të kërkojë biletën e kthimit për në shtëpi. Skuadra e Oscar Tabares kishte zgjedhur një strategji dinake.
Në mbrojtje u treguan të shkëlqyer dhe u deri diku ia arritën të vinin në gjumë kundërshtarët, veçanërisht Ronaldon. Nëse do luftë shfaqu paqësor kanë thënë latinët. Nëse uruguajanët e ruajnë këtë qetësi mund të jenë shumë të fuqishëm deri në fund të këtij kompeticioni. Uruguaji siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës ku do të përballet me Francën.
Pas Messit edhe Ronaldo do të kthehet në shtëpi. Edhe në këtë rast do të ngrihen pyetjet nëse do të shohim sërish Cristiano Ronaldon në finalet e botërorit të ardhshëm. Ndërsa Uruguaj vazhdon të ëndërrojë se do t’i shkojë kësaj rruge deri në fund.
Tv Klan