Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Britania e Madhe ka marrë sot rolin e njërit prej mbështëtësve kryesor të projekteve shqiptare, të cilat presin financimin në konferencën e Brukselit për paktin e stabilitetit. Shefi i diplomacisë britanike Robin Kuk, në takimin e sotëm me ministrin e Jashtëm Paskal Milo, tha se deri në fund të muajit Mars asistenca Britanike do të konkretizoj projektet shqipare.
Sipas ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme Milo, Shqipëria pretendon të përfitoj rreth 300 milion euro nga pakti i stabilitetit. Në vjeshtë do të nënshkruhet marrveshja e asocimit në Bashkimin Europian. Ky hap ndikon në liberalizimin e tregtisë në vendet europiane dhe krijimin e zonave të lira të tregtisë.
Qeveria britanike ka dhënë 120 milion dollarë ndihmë për Shqipërinë vitet e fundit. Robin Kuk përsëriti kërkesat e miqëve të shqipërisë, për luftën ndaj korrupsionit, kontrabandës, krimit të organizuar, trafikut, tranzitit të klandestinëve dhe nxitjen e dialogut dhe stabilitetit politik në shqipëri.
Në 1 vjetorin e bombardimeve të Natos në Jugosllavi, Robin Kuk dhe Paskal Milo vlerësuan progresin në Kosovë. Ata kundërshtuan aktet e ekstremistëve serb e shqiptar në Mitrovicë. Ndërkohë Britania do të dyfishoj numrin e policëve të saj në Kosovë. Në fund të takimit shefi i diplomacisë britanike, Robin Kuk në shenj simbolike i ka dhuruar ministrit shqiptar Paskal Milo, çelsat e disa makinave ndihmë për policinë shqiptare./tvklan.al
Informoj nga Londra për Tv Klan – Vladimir Lame