“U lanë në çadra pa asnjë ndihmë”
Përgjigjet e qeverisë nuk i kanë ndalur demokratët në publikimin e të tjera rasteve të familjeve që ju dëmtuan banesat nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe pretendojnë se nuk kanë ende asnjë ndihmë nga shteti.
Ali Uka nga Mamurrasi është një prej tyre.
Premtimi i qeverisë është që brenda këtij viti në të gjitha qarqet e prekura nga goditja sizmike shtëpitë individuale të kenë përfunduar së rindërtuari, ndërsa pallatet do të marrin më tepër kohë dhe për t’u mbyllur i gjithë programi i rindërtimit brenda 2021.
Tv Klan