Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë objekt i debateve politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit, përmes zëdhënëses së selisë blu Floriana Garo, akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama si urdhërues të dhumit të avokatit mëgjesin e së martës.
“Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik”.
Por ministri i Brendshëm Taulant Balla hodhi poshtë këto akuza, ndërsa akuzoi opozitën se po e përdor ngjarjen për politikë.
“Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se çdo formë dhune meriton ndëshkim nga drejtësia.
Tv Klan