PD duket se do t’i rikthehet axhendës normale të punimeve të Kuvendit me rastin e diskutimeve për projektbuxhetin e ri të vitin 2025 duke propozuar disa amendamente. Më i rëndësishmi sipas kryetarit Berisha është ai për sanksionimin me ligj të minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar.
Berisha ka hedhur poshtë deklaratat e pasardhësit Edi Rama që nga Selaniku tha se demokratët e lanë vendin në mjerim kur e humbën pushtetin në vitin 2013. Berisha tha se pensionet në vitin 2013 ishin më të lartat në krahasim me rajonin ndërsa tani janë shumë më të ulëta.
Berisha premtoi se me rikthimin në pushtet rroga minimale do jetë 500 euro. Sipas Berishës 46% e shqiptarëve jetojnë sot në varfëri. Ai ftoi çdo qytetar, që të bashkohen me të në betejën e mosbindjes civile për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Klan News