Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit në gazetën “Protothema” të një vendimi të dhënë nga gjykatat greke, që sipas saj e shpallnin gjyqtaren shqiptare Irena Gjoka person “non grata” në vendin fqinj dhe në zonën Shengen për “falsifikim të dokumentave zyrtare”.
Përmes Sekretarit për Çështjet Ligjore Ivi Kaso, selia blu u kërkon organeve të vettingut rishikimin e vendimit për gjyqtaren, ndërsa KLGJ ta pezullojë menjëherë nga detyra atë deri në ribërjen nga fillimi të vettingut.
Demokratët thonë se do të depozitojnë së shpejti në SPAK edhe një padi ndaj Gjokës, që sipas tyre ka fshehur edhe këtë vendim të gjykatave fqinje.
Tv Klan