Partia Demokratike ka firmosur një tjetër marrëveshje pas zgjedhore. Këtë herë me Partinë Republikane, aleatin konstant të saj siç e vlerësoi kryeministri në deklarimin që pasoi këtë nënshkrim. Marrëveshja parashikon rregullat e bashkëqeverisjes, që parasheh ndër të tjera dhe zgjedhjen e presidentit mbi baza konsesuale.

Sali Berisha: “Partia Republikane është një parti e cila ka promovuar në të gjithë ekzistencën e saj një çështje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një çështje e cila qëndron në themel të sistemit demokratik siç është e drejta e pronës. PD është partia që bëri shqiptarët pronar. PR do të ketë në kabinetitn e ardhshëm Ministrinë e Mjedisit të Pyjeve dhe Ujërave dhe dy zv/ministra. Do ketë një përfaqësim proporcional në të gjitha nivelet e pushtetit, marrëveshja përcakton që problematikat dhe votimet e ardhshme për institucionet kushtetuese do të jenë konsensuale”.

Fatmir Mediu: “Ne nënshkruam një marrëveshje për të qenë luajal me njëri-tjetrin dhe qëndruam luajal i kësaj marrëdhënie ashtu siç i qëndrojmë edhe marrëveshjes së nënshkruar sot me kryeministrin Berisha. dua të them me plot gojën që qeverisja e 4 vjetëve ishte qeverisja e cila realizoj qëllimet e mëdha të shqiptarëve sidomos anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe qëllime që i shërben interesit kombëtar. Pa dyshim që do të jetë qeverisja e realizimit të ëndrrave të shqiptarëve, sepse ëndrra më e madhe e shqiptarëve është pa dyshim anëtarësimi i Shqipërisë në BE, dhe PR do të angazhohet maksimalisht me gjithë kapacitet e saj për të qenë kontribore dhe jo vëzhguese e këtyre proceseve shumë të rëndësishme”.

PR është e dyta forcë politike pas LSI që formson me PD marrëveshje për bashkëqeverisje. PD-së i mbetet ende të përcaktojë bashkëpunimin me PDI por dhe PBDNJ bazuar në ftesën që kryeministri i ka bërë drejtuesve të kësaj të fundit./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi