Partia Demokratike kërkon transparencë nga institucionet për mbetjet e dyshuara toksike të cilat u depozituan këtë të premte në Porto Romano.

Në Klan News, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari thotë se institucionet shtetërore nuk kanë dhënë informacion për konteinerët dhe origjinën e saktë të mbetjeve.

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë PD: I papërgatitur për të kthyer përgjigje në lidhje me transport të mbetjeve qoftë industriale. Problemi është sa herë ka ndodhur kjo histori, a vazhdon të ndodhë apo jo? Informacion kemi marrë zero nga institucionet shtetërore.

Ai thotë se hetimet nga drejtësia duhet të zbulojnë organet përgjegjëse për këto mbetje.

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë PD: Të gjitha institucionet të përfshira përveç prokurorisë kishin digastere nga Ministria e Mjedisit, tatimeve dhe porti. Të gjitha instiutucionet që duhet të ishin përgjegjëse që nuk duhet të kishte ndodhur.

102 konteinerët tashmë janë marrë në mbrojtje nga ana e autoriteteve, ndërsa pritet dhe analizimi për të vërtetuar nëse janë apo jo mbetje të rrezikshme.

Klan News