Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Partia Demokrate e Re tregohet e gatshme për të bashkëpunuar me partitë e spektrit të djathtë, për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme. Por për nënkryetarin e PDR Tritan Shehu, nuk duket i drejtë drejtimi i tryezës vetëm nga kryetari i PD Sali Berisha, pasi duhet të mbizotërojë barazia ndërmjet partive, ose tryeza të drejtohet me sistemin e rotaciononit.
Gazetarja: A do jetë PDR e pranishme në tryezën e opozitës, nëse kjo drejtohet nga lideri demokrat Sali Berisha?
Tritan Shehu:- “Ne nuk kemi asnjë objeksion, por unë thashë këtë gjë, në tryezë kur ulesh të gjithë janë të barabartë mes të barabartëve. Nuk ka prijës apo mbretën në një tryezë që ulë për probleme të përbashkëta. Ne nuk mund të vëmë kushte nga kush do të drejtohet dhe nuk besoj që tryezat të drejtohen nga një njeri, aq më shumë nga njerëz që kanë treguar gjatë këtyre viteve që nuk janë të aftë të bashkohen, por përkundrazi ndajnë, megjithatë ne jemi të hapur të diskutojmë këtë gjë, si pjesë si të barabartë, në një tryezë ku të diskutohet për problemet e një rikonfiguracioni, e një ribashkimi, e një rilëvizje të opozitës shqiptare, ku për gjithë këto ite ka treguar paaftësi të saj, për ndryshimet që ka vendi”./tvklan.al