Kombëtarja shqiptare do të përballet me Çekinë këtë të premte, duke nisur nga ora 20:45, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
Silvinjo ende nuk ka vendosur përfundimisht për formacionin që do të hedhë në fushë, por duket se nuk do të ketë shumë ndryshime nga përballjet e Shtatorit.
Në portë pritet të luajë Thomas Strakosha, ndërsa në të majtë të mbrojtjes Mitaj e Hysaj në të djathtë. Dyshja e qendrës do të përbëhet nga Ismajli dhe Kumbulla.
Në mesfushë, Asllani është rikuperuar plotësisht dhe pritet të luajë nga minuta e parë, së bashku me Ramadanin dhe Laçin.
Në majën e sulmit do të luajë Mirlind Daku, i ndihmuar nga Bajrami në të majtë dhe Asani në të djathtë.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
/tvklan.al