Marrja e masave për hapje graduale ka bërë të mundur që edhe jeta sociale dalëngadalë të bëhet e mundur.
Por ndërsa duket se hedhim hapat tanë në mënyrë të kujdesshme, përditshmëria duket se është transformuar.
Në kushtet e reja aktuale për shkak të pandemisë, distancimi shoqëror ka bërë që të krijohet një situatë krejt e ndryshme nga ajo para izolimit.
Shumë restorante në gjithë botën kanë përshtatur një mënyrë të re shërbimi.
Në “Da Enzo” në Romë, kamerierët nuk japin më menutë, por mbajnë një kod skanimi. Konsumatorët lidhin telefonat e tyre me të dhe një menu shfaqet në ekran me specialitetet e ditës.
Në një restorant në Amsterdam, çdo çift mund të konsumojë ushqimin brenda një kasolleje të vogël prej qelqi, rreth një tryeze të ndezur me qirinj.
Për të gjithë adhuruesit e kinemasë në Lituani, Dubai dhe SHBA po aplikohet kinemaja nga makina.
Duke u përshtatur me kushtet e reja dhe me domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës në çdo dalje nga shtëpia, shumë dizenjues në gjithë botën po krijojnë maska për fytyrën, që janë tepër të veçanta. Në Youtube shumë stilistë po japin mësime makeup-i, për të qenë me stil dhe trendy edhe në këtë kohë.
Stilistja Sefiya Diejomaoh shprehet se pandemia globale nuk duhet të jetë një pengësë për t’u kujdesur si duhet për pamjen./tvklan.al