Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një delegacion i nivelit të lartë të drejtorëve të të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë vizituar vendin tonë me qëllim njohjen e potencialeve për investime. Duke qenë një ndër aksionerët e rinj të kompanisë së sigurimeve INSIG, në takimin me drejtuesit e kësaj kompanie u diskutuan mbi investimet që do të rrisin tregun e INSIG-ut në të ardhmen.

BERZH-i kohë e fundit ka investuar afro 0.5 milion euro nëpërmjet nja granti, i cili po implementohet me qëllim konsolidimin e degëve dhe agjentëve të kompanisë së sigurimeve INSIG. Delegacioni i BERZH-it diskutoi me drejtuesit e INSIG-ut edhe në lidhje me privatizimin 6% të aksioneve të mbetura, si dhe strategjitë e reja për të fituar treg.

Delegacioni i nivelit të lartë të BERZH-it është njohur gjatë takimit me Ministrin e Ekonomisë Anasatas Angjeli, me sektorët strategjikë që qeveria ka nxjerrë për shitje dhe klimën e përshtatshme për investimet e huaja. Përfaqësuesit e BERZH-it kanë vlerësuar progresin e qeverisë në investimet e huaja dhe kanë konfirmuar vazhdimin e investimeve të BERZH-it në vendin tonë

BERZH investon aktualisht në termocentralin e ri të Vlorës, ndërsa pritet të financojë rrugën Tiranë-Rinas. Projektet e BERZH-it lidhen dhe me biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe me infrastrukturën./tvklan.al