Një vatër zjarri është krijuar në një sipërfaqe kodrinore nëpërmjet fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në zonën e Maliqit.

Nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre, e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemtari, por larg zonave të banuara.

Ndërkohë flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta.

Në terren për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve janë 2 grupe të zjarrfikëses së Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtasit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës.

Klan News