Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe shkaktuan një aksident me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari.
Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë A.Xh. 22 vjeç dhe N.M. 19 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Sipas policisë këta dy persona një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot kanë lëvizur me mjetet e tyre në sense të kundërta dhe kanë aksidentuar 61-vjeçarin Gj.K., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Tashmë dy të rinjtë ndodhen të arrestuar dhe do përballen me akuzat e prokurorisë dhe rrezikojnë burgim me disa vite./tvklan.al