Një tren me 147 pasagjerë dhe 8 anëtarë të stafit është përplasur me një tren mallrash në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave amerikane, të paktën dy persona kanë humbur jetën. Në vendngjarje shkuan ekipet e shpëtimit të Kryqit të Kuq amerikan, të cilët evakuuan të gjithë pasagjerët nga treni.
Në spital u dërguan rreth 70 pasagjerë, me plagë që varionin nga gërvishtjet e vogla dhe deri te kockat e thyera.
Sa i përket trenit të mallrave, nuk dihet ende sa persona kanë qenë brenda. Rreth 22 mijë litra karburant që transportohej nga treni u derdh në tokë, por zyrtarët amerikanë thanë se nuk përbën asnjë kërcënim për qytetarët.
/tvklan.al