Ky vit i ri shkollor i gjeti nxënësit e shkollës “Myslym Keta” në ambiente të reja. Gjatë përurimit të ambienteve të reja, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo shkollë nuk i shërben vetëm nxënësve dhe mësuesve, por gjithë komunitetit të zonës.
“Unë besoj se shkollat janë vërtetë qendrat e gravitetit moral të një shoqërie. Nuk kemi ndërtuar vetëm një godinë. Kemi ndërtuar një komunitet. Sot që po shikojmë për uraganet në SHBA, po afron 5-vjetori i tërmetit. Kjo shkollë u ndërtua prej historisë së tërmetit, kuptojmë që ndërtesat fizike, rraqet, makinat, pronat që kemi, mund t’i marrë një fatkeqësi, mund t’i marrë një tërmet, zjarri, lumi. Por dijen nuk e merr askush.”
Sipas kryebashkiakut Veliaj, me investimin në institucionet arsimore, tashmë është rritur edhe vlera e pronës për zonat ku është investuar.
Tv Klan