Veç mbushjes së gropave, bashkia do të nisë shtrimin e dy rrugëve të reja. “Ndre Mjeda” dhe “Komuna e Parisit” janë cilësuar si dy problematiket të cilat kërkojnë 900 mijë dollarë, fond i dhënë prej kohësh, por që nuk është lëvruar. Ndërsa në rrugën “Liqen”, “Ferit Xhajko” , Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve dhe ajo e Rrugëve kanë punuar për hapjen e një kanali emergjence për kullimin e ujërave duke e shpëtuar këtë zonë nga përmbytjet e çdo dite shiu.

Këtu janë dhënë 1 milion lekë për t’a sjellë këtë rrugë në gjendjen e mëparshme. Ndërsa për 29 ditë që i kanë mbetur këtij viti, bashkia do të bëjë restaurimin e trotuareve në Bulevardin “Zogu i Parë”, lulishte dhe ndriçim publik. Projekti për Rrugën e Durrësit e financuar nga Komuniteti Europian, si dhe rehabilitimi i trotuareve në sheshin “Skënderbej” i cili përfshin dhe restaurimin e godinës së Bashkisë.

Pas inagurimit të palestrës së peshëngritjes, e cila do të bëhet në fund të dhjetorit, do të ndërhyhet në rrugën pas stadiumit “Qemal Stafa” dhe pas këtij plani, bashkia më pas do të merret me përgatitjet për festimet e Vitit të Ri./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti