Një ditë para sfidës me Luftëtarin atmosfera e rëndë në klubin e Partizanit kulmoi edhe gati në sherr fizik mes mesfushorit Bruno Telushi dhe trajnerit Klevis Dalipi.
Shkaku ishte se lojtari është lënë jashtë formacionit titullar për ndeshjen e radhës. Lojtari është parë të marrë këpucët e të largohet nga stërvitja. Priten masa nga klubi ndaj tij.
Ndërsa në Shkodër këtë të mërkurë do të shkojë Kamza. Varka e Vllaznisë ka futur ujë prej kohësh dhe tashmë në prag të mbytjes po bëhen përpjekjet e fundit për ta shpëtuar. në drejtim të saj Ernest Gjoka po bën llogaritë e fundit për qëndrimin në superiore.
I pyetur nëse do të ishte i kënaqur me barazimin, përgjigja e trajnerët është kategorike.
“Absolutisht jo sepse nuk na dalin llogaritë. Pas Kamzës kemi edhe 3 finale. Por edhe Partizani është ndeshje e fortë po nuk fitove në fushën tënde”.
Trajneri ka besim se skuadrat e tij do të dalë nga kjo situatë dhe do të qëndrojë mes skuadrave më të mira në vend.
Tv Klan