Pluhuri nga Afrika është rikthyer sërish në Europë. Kryeqyteti grek, Athina, është mbuluar nga pluhuri mbytës.

Këto janë pamjet nga Athina që publikohen nga mediat greke. Pluhuri afrikan ka mbuluar tërësisht kryeqytetin grek duke shkaktuar temperatura të larta dhe ajër mbytës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë probleme respiratore që të shmangin sa më shumë daljen jashtë deri në pastrimin e ajrit.

/tvklan.al