Një person mbeti i plagosur këtë të diel në autostradën Tiranë-Durrës, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10. Sipas policisë, këmbësori ende i paidentifikuar, u përplas nga një makinë me drejtuese E.K. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën automjetit, në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin.

Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e policisë. Ndërkohë, grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al