Baton Zabërgja është ftuar nga Kosova, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.
Sulmuesi ishte pjesë e listës së trajnerit Franco Foda, për dy sfidat e muajit Nëntor. 23-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin shqiptar, ku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Dinamon.
Këtë sezon, Zabërgja numëron pesë gola të shënuar në 12 ndeshje të luajtura, duke u konfirmuar si një nga më të spikaturit.
Kjo është ftesa e parë për lojtarin te Kosova, aty ku shpreson të ketë minuta aktivizimi, për të treguar cilësitë e tij. /tvklan.al