Prej shumë kohësh Luiza Gega po mban një nivel të jashtëzakonshëm, duke shënuar rezultate të mëdha dhe historike për Shqipërinë.

Vetëm një vit e gjysmë më parë ajo mahniti Europën, teksa fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian, triumf që erdhi me rekord para 70 mijë shikuesve në stadiumin e Mynihut në një garë prestigjioze si ajo e 3000 metrave me pengesa.

Po ndonëse sukseset janë të mëdha, fitimet jo dhe aq. E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Luiza tregoi përballë fëmijëve se fitimet e saj nuk krahasohen me ato të sportistëve të huaj, aq më pak futbollistëve si Mesi dhe Ronaldo.

Kian: Ronaldo, Mesi janë sportistë dhe kanë shumë lekë, po ti a fiton shumë lekë?

Luiza: Pasuria e Mesit dhe Ronaldos ecën si kafsha më e shpejtë në botë, ndërsa pasuria ime ecën si një breshkë.

/tvklan.al