Këta policë të Kosovës po konsultohen se ku të vendosin kamerat e sigurisë në stacionin policor që e kanë hapur së fundmi afër Leposaviçit. E rrugës për në pikën kufitare në Jarinjë nuk mungojnë as postblloqet. Policia po kujdeset për rendin dhe ligjin në 4 komunat veriore të banuara më shumicë serbe.
Ndonëse në shikim të parë duket gjithçka e qetë shqetësime për sigurinë në Kosovë dhe rajon janë shfaqur së fundmi nga faktori ndërkombëtar posaçërisht pas paralajmërimit të qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër e që për ta konsiderohet se mund të rris tensionet.
Beogradin e Prishtinën e vizituan javën e kaluar ndaras ndihmës sekretari i Përgjithshëm të NATO-s si dhe nga SHBA-ja shefi i CIA-s. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani thotë se aktualisht situata është e qetë. Sipas tij policia është e përgatitur dhe gatshme për të intervenuar sa herë që është e nevojshme.
Ndonëse nuk janë bërë publike kërkesat konkrete të shefit të CIA-s pas vizitës në vendet e rajonit, ndihmës sekretari i NATO-s kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim të sigurisë afatgjatë në Kosovë derisa nga Serbia pret të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023.
Tv Klan