Policia e Shtetit ka pasur dijeni për fillimin e trafikut nëpërmjet gomoneve. Nëndrejtori i SHISH-it, Ylli Alushi, ka raportuar në mbledhjen e komisionit parlamentar për Rendin dhe Shish-in se Policia e Shtetit ka pasur dijeni për fillimin e trafikut në det që në muajin nëntor. Ky fakt ka bërë që, në një mbledhje me dyer të mbyllura, Ministrit Toskaj dhe Drejtorit të Policisë Ibraj t’u kërkohet të raportojnë se përse nuk jane marrë masat parandaluese. Mbledhja ka zgjatur tri orë më dyer të mbyllura dhe Toskaj dhe Ibraj janë larguar duke iu shmangur interesit të medias. Kryetari i Komisionit të Rendit dhe SHISH-it ka njoftuar më pas se ky fakt i zbardhur nga shërbimi informativ do të analizohet me qëllim ndëshkimin e personave përgjegjës.
Neritan Ceka: “ Ka pasur informacione të SHISH-it mbi mundësitë e riaktivizimit të trafikut në Vlorë që datojnë në nëntor të vitit të kalua, por ne duhet ta verifikojmë së pari, nëse ky informacion bënte fjalë për persona të caktuar dhe për srtuktura të caktuara, apo është një informacion në përgjithësi. Për këtë do të dërgohet një grup i veçantë i nënkomisionit për SHIK-un që vepron brenda komisionit tonë.”
Nga deputetë të këtij komisioni priten kontrolle pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror për të verifikuar veprimet e strukturave në fjalë./tvklan.al