Ky është automjeti që përdorën dy vëllezërit nga Vlora për të kryer vjedhjen e rreth 55 mijë Eurove dhe aksesorëve të floririt në një banesë në zonën e Fushë Krujës.
Kjo foto e siguruar, është fiksuar nga kamerat e një biznesi disa kilometra pranë vendit ku është regjistruar ngjarja më 21 Korrik nga dy vëllezërit, Santiago e Sebastjan Dalipaj, tashmë të arrestuar.
Dy të rinjtë e kanë kryer vetë vjedhjen dhe për lëvizjen e tyre, ata kanë përdorur automjetin tip Chevrolet, i cili është ekspozuar në shumë kamera sigurie, që u kanë ardhur në ndihmë hetuesve.
Hetuesit e policisë së Tiranës, vijojnë punën për të mësuar nëse në këtë ngjarje ka patur persona të tjerë që kanë ndihmuar dy vëllezërit.
Pasi nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë informuar nga persona në zonë lidhur me shumën e konsiderueshme të parave dhe sendeve me vlerë në banesën që ra pre e vjedhjes.
Klan News