Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Djegia e transformatorit në Elbasan ka shkaktuar mungesë të theksuar të energjisë elektrike në këtë rreth. Drejtuesit e Pushtetit Lokal në Elbasan pasi kanë ndeshur hezitimin e drejtuesve të KESH-it për blerjen e një transformatori të ri, kanë marrë OK e vetë Zëvendës Kryeministres Çeço.  

Durim Hushi, Prefekti i Elbasanit:- Zv/Kryeministrja së bashku me një pjesë të stafit të anëtarëve të Qeverisë, ku futet Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Privatizimit, ka dhënë porositë e duhura në mënyrë që ky problem të zgjidhet brenda 10 ditëve në vazhdim. Unë mendoj që për mënyrë duke e njohur dhe nga afër mënyrën se si do t’i jipet zgjidhja, mendoj që ky problem tashmë duhet konsideruar gjithashtu i zgjidhur pavarësisht se do të presim 10 ditë nga zgjidhja përfundimtare. Unë nuk mendoj që zgjidhet totalisht problemi i furnizimit me energji elektrike. Unë mendoj që në kthehemi në një gjendje normale të furnizimit me energji elektrike dhe kjo nuk do të thotë aspak që nuk do të kemi probleme të tjera.

Gjithsesi derisa transformatori i ri të mbërrije në Elbasan, qytetarët do të vazhdojnë të kenë vetëm 5-6 orë energji elektrike në ditë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego