Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Prefekti i Tiranës Taulant Dedja drejtoi sot mbledhjen e këshillit administrativ për problemet e arsimit. Kjo mbledhje synoi fokusimin e vëmendjes në shqetësimet, dukuritë e prirjet pozitive për mbarëvajtjen e punëve në sistemin arsimor në këtë prag fillimi të vitit të ri shkollor. Ta ftuar ishin dhe titullarë nga drejtoritë arsimore të rrethit.
Prefekti Dedja theksoi, se nga fillimi i vitit 2000 e deri tani është realizuar nga buxheti i shtetit një fond investimesh prej 53 milion. Nga këto investime janë shtuar 16 klasa të reja dhe 423 të tjera janë rikonstruktuar. Përmes projektit “Tirana 2000”, në bashkëpunim me fondacionin SOROS, janë duke u ndërtuar edhe 8 shkolla me gjithsej 136 klasa./tvklan.al