Edhe pse ka kaluar një muaj nga largimi i refugjatëve kosovarë, shteti nuk të veçojë kontributin e Pushteti Lokal. Presidenti Mejdani me një dekret të posaçem ka dekoruar Prefekturën e Elbasanit për kontributin e saj në pritjen, qëndrimin dhe përcjelljen e të ardhurve nga Kosova.
Mejdani ka veçuar në vlerësimin e tij të lartë ruajtjen e ekuilibrit të pushteteve në këtë Prefekturë. Kjo pasi në Elbasan bashkëqeverisin pa shumë probleme socialistë e demokratë. Kjo është e para dekoratë e këtij lloji që Mejdani i akordon Pushtetit Lokal. Prefekti Durim Hushi shprehet për Tv Klan.
Durim Hushi: Ftoj të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe të pushtetit lokal, me atë frymë bashkëpunimi me të cilën ne përballuam atë situatë aq të rëndë, krizë të vërtetë humanitare, ne të gjejmë mënyrat dhe ta përgjithësojmë si një eksperiencë e bukur për të zgjidhur dhe probleme të tjera të mëdhaja që kemi përpara./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti