Manchester United u rikthye te fitorja në Premier League, e cila mungonte prej tre ndeshjesh.
“Djajtë e kuq” triumfuan me përmbysje në shtëpi ndaj Brentford, me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e tetë.
Ishte një ndeshje e vështirë për të besuarit e Ten Hag, që shkuan në dhomat e zhveshjes në disavantazh pas një goli të shënuar nga Pinnock në fundin e pjesës së parë.
Vendasit e nisën vrullshëm fraksionin e dytë dhe barazuan me Garnacho në minutën e 47-të. Goli i përmbysjes dhe fitores, u shënua nga Hojlund në minutën e 62-të.
Me këtë triumf, Manchester United ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë të grumbulluara.
Në sfidat e tjera, Leicester fitoi 3-2 ndaj Southampton, ndërsa Brighton regjistroi fitore minimale ndaj Newcastle.
Aston Villa mposhti 3-1 Fulhamin, ndërsa Everton kaloi me sukses Ipswich-in, pasi e mundi me rezultatin 0-2. /tvklan.al