Arifi: Fondi do të përdoret për arsim dhe kulturë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me shpresë se do ta shohin realizimin përfundimtar të një fondi nga Kosova dhe Shqipëria. Një zyrë e cila në këtë zonë me shqiptarë në Serbi që do të kishte buxhet prej disa miliona Eurosh për të ndihmuar ekonominë, por edhe projektet e arsimit dhe kulturës është kërkesa e shqiptarëve për dy qeveritë.

Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, thotë se kjo është një ndihmë shumë e madhe dhe e paharrueshme për shqiptarët.

“Është një e arritur shumë e madhe në këto momente ku shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë probleme jetike si në arsim, si në kulturë”.

Politika shqiptare në Serbi thonë se nuk kanë arritur që të krijojnë mundësi për të zhvilluar ekonominë këtu. Dhe, shumica e shqiptarëve që kanë bërë zgjidhje kanë ikur jashtë qyteteve ku jetojnë.  

“Sepse është një numër i madh i të rinjëve shqiptarë të papunë të cilët çdo ditë mendojnë të emigrojnë në botën e jashtme”.

Shqiptarët kanë apeluar në vazhdimësi për ndihmë nga Prishtina e Tirana që të lobojnë edhe tek Serbia, por edhe tek ndërkombëtarët për të drejtat e tyre.  

Tv Klan